Intel i jep fund prodhimit të procesorëve Broadwell-E

Intel i jep fund prodhimit të procesorëve Broadwell-E

10 nëntor 2017 14:49

Intel ka marrë vendim të pensionojë linjën e procesorëve Broadwell-E.

Familja Broadwell-E përbëhet nga katër modele: Intel Core i7-6800K, 6850K, 6900K dhe 6950X.

Intel edhe më tej do të pranojë porosi deri më 25 maj 2018, derisa dërgesa e fundit e planifikuar është për datën 9 nëntor të vitit të ardhshëm. Kjo nënkupton se edhe më tej ka kohë për ata që planifikojnë të blejnë njërin nga procesorët në fjalë.

Procesorët Broadwell-E debutuan vitin e kaluar. Pas një viti, ata janë zëvendësuar me modelin Skylake-X, ndërsa Intel tash sigurisht dëshiron që të heqë dorë nga rezervat e pa shitura të modeleve Broadwell-E.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme