Tech

Edhe Skype me mundësi për editim të fotove

Skype në versionin mobil ka lansuar efektet për shtesa në fotografi.

Veçoria e kopjuar nga Snapchati mund të vihet në dispozicion përmes butonit si shkop magjik që shfaqet në maje të ekranit.

Efektet për fotografi funksionojnë si në selfie si në fotografi nga kamera kryesore.

Fotografitë e edituara nga Skype mund të shpërndahen në biseda private apo grupe të bisedave.