Prodhimi masiv i Galaxy S9 fillon në dhjetor

Prodhimi masiv i Galaxy S9 fillon në dhjetor

09 nëntor 2017 14:41

Samsung Galaxy S9 pritet të prezantohet gjatë janarit të vitit të ardhshëm, ndërsa në shitje pritet të dalë në shkurt.

Furnizuesi @IceUniverse, informacionet e të cilit zakonisht janë të besueshme, ka shpjeguar se prodhimi masiv i telefonit Galaxy S9 mund të fillojë në dhjetor.

Samsung Galaxy S9 do të ketë madhësi të njëjtë të ekranit si pararendësi i tij, madje disa spekulime sugjerojnë se mund të ketë prerje nga ana e epërme dhe e poshtme e ekranit.

Pajisja do të ketë portin 3.5mm për dëgjuese dhe do të ketë dy kamera në anën e pasme.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme