Tech

Mbetjet e fluturakes kozmike prej 8,5t mund të bien mbi Shqipëri

Në fillim të vitit të ardhshëm stacioni kinez i hapësirës Tiangog-1 do të kthehet në atmosferën e Tokës ku do të digjet plotësisht.

Stacioni kozmik Tiangong-1 është i gjatë 12 metra dhe i gjerë 3,3 metra, ndërsa peshon 8.506 kilogramë. Nga viti 2016 ka humbur kontakti me të dhe ndërmjet janarit dhe marsit 2018 pritet hyrja e saj në atmosferën e Tokës dhe rënia.

Mbetjet e Tiangong-1 do të digjen në atmosferën mbi Evropë, ndërsa janë përmendur disa vende potenciale ku mund të bien pjesë të saj, në mesin e të cilave edhe Shqipëria.

Vende tjera potenciale të rënies përfshijnë Spanjën, Francën, Italinë, Malin e Zi, Serbinë, Maqedoninë dhe Bullgarinë.

Pasi që Tiangong-1 është i rëndë 8,5 tonë, disa pjesë të saj do të mbijetojnë deri te rënia në Tokë.