Prodhuesit e Hummer padisin Activison për lojën e famshme “Call of Duty”

Prodhuesit e Hummer padisin Activison për lojën e famshme “Call of Duty”

08 nëntor 2017 21:04

Prodhuesi i veturave ushtarake Humvee ka ngritur një padi kundër Activision Blizzard Inc për marrjen e miliarda dollarëve që ndërlidhen me firmën e tyre pa leje, në video lojën e famshme “Call of Duty”.

Në këtë akuzë të ngritur në Manhattan të New Yorkut, AM General LLC ka akuzuar Activison për përfitime nga reputacioni dhe vullneti i mirë i markave “Humvee” e “HMMWV” duke i shfaqur ata në video lojën “Call of Duty”, dhe shkeljen e licencës për përdorim të tyre në lodra e libra, transmeton koha.net.

Activision ka thënë se “Call of Duty” në vitin e kaluar ishte video loja console më e madhe në botë.

Kjo lojë është lansuar për herë të parë në vitin 2003, ndërsa janë shitur 250 milionë njësi në vitin 2016 duke gjeneruar 15 miliardë dollarë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme