Mësohet data e arritjes së iPhone X në Kosovë

Mësohet data e arritjes së iPhone X në Kosovë

08 nëntor 2017 13:18

Apple ka njoftuar se iPhone X, e ardhmja e telefonave të mençur, do të arrijë në 13 shtete më 24 nëntor, me këtë rast edhe në Kosovë.

iPhone X do të jetë i pranishëm me ngjyrë të argjendtë-bardh dhe të hirtë-bardhë, si dhe në dy versione: 64 GB dhe 256 GB, ndërsa çmimi fillestar do të fillojë prej mbi një mijë euro e më lartë, transmeton ksp.

Më 24 nëntor, iPhone X do të arrijë edhe në Shqipëri, Bosnje, Kamboxhia, Makao, Maqedoni, Malajzi, Mal të Zi, Serbi, Republikën Jugafrikane, Korenë Jugore, Turqi dhe Tajlandë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme