Microsoft lanson zyrtarisht konzolën e re Xbox

Microsoft lanson zyrtarisht konzolën e re Xbox

08 nëntor 2017 11:16

Ashtu siç ka premtuar më parë, Microsofti ka lansuar zyrtarisht sot konzolën e re Xbox One X në mbarë botën.

“Konzola më e fuqishme në botë” tani është në dispozicion për shitje në 35 tregje të botës, ndërsa çmimi i saj dallon për varësisht nga taksat lokale në secilin regjion, transmeton Koha.net. Në Shtetet e Bashkuara, Xbox One X kushton 449 dollarë dhe është në dispozicion për shitje nga disa shitës zyrtar të ndryshëm dhe nga Microsoft Store.

Rreth 220 loja janë ekskluzive dhe mbi 1,300 janë në dispozicion për konzolën e re, si dhe disa nga lojërat që janë në dispozicion që sot janë Forza 7, FIFA 18 dhe Assassin’s Creed Origins. Po ashtu, në të ardhmen e afërt do të jenë në dispozicion edhe disa loja të famshme, si PlayerUnknown’s Battlegrounds e cila do të lansohet më 12 dhjetor.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme