iPhone X me xhamin që thyhet më së lehti dhe kushton më së shtrenjti për t’u riparuar

iPhone X me xhamin që thyhet më së lehti dhe kushton më së shtrenjti për t’u riparuar

07 nëntor 2017 17:53

I bërë nga xhami si nga para ashtu edhe nga pas, iPhone X është një ‘katastrofë’ në vete nëse ai bie në tokë, e nëse bie sipas testeve të bëra nda tij është iPhone më i ‘thyeshëm’ ndonjëherë i prodhuar nga Apple.

Videokrijuesi ‘SquareTrade’ ka hedhur një video në YouTube, ku është testuar iPhone i ri duke përdorur robotët, dhe është zbuluar se ai thyhet menjëherë pas një hedhjeje të vetme në tokë.

Por kjo nuk është më e keqja, nëse duhet të ndërrohet xhami në të dy anët kushton 646 euro.

iPhone X është smartfoni më i ri i lansuar nga Apple, ndërsa kushton 1 mijë dollarë në SHBA e rreth 1,200 euro në Evropë.

 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme