Përdorues të iOS kanë probleme me tastierë

Përdorues të iOS kanë probleme me tastierë

07 nëntor 2017 13:58

Disa përdorues të pajisjeve Apple, kanë problem kur shtypin shkronjën “I”, e cila në mënyrë automatike “përmirësohet” me shkronjën “A” dhe simbolin “?”.

Përdoruesi i Reddit, The Cravin ka dokumentuar këtë lëshim dhe ka shpjeguar se tastiera e Apple në mënyrë automatike korrigjon shkronjën “I” me shkronjat dhe simbolet “A”, “#”, “!”, “?”.

Lëshimi në iOS prek kryesisht aplikacionet iMessage, Twitter dhe Instagram.

Në Apple thonë se ky gabim ka goditur disa përdorues të iPhone, iPad dhe iPod, të cilët nuk janë azhurnuar në sistemin iOS 11.1.

Po ashtu, rekomandohet që ky gabim të përmirësohet duke përdorur opsionin Text Replacement, i cili ndodhet në Settings/ General/ Keybord/Touch Replacement, transmeton ksp.

Klikoni në simbolin “+” në opsionin e frazës, shtypni shkronjën e madhe dhe të vogël “i” dhe në këtë mënyrë mund të rregulloni edhe vetë problemin.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme