Prezantohet linja e orëve të mençura Nokia Steel Limited Edition

Prezantohet linja e orëve të mençura Nokia Steel Limited Edition

07 nëntor 2017 12:54

Nokia më herët ka konfirmuar se orët e mençura të kompanisë kanë pasur shitje mjaft të mirë qëkur është blerë kompania franceze Withings.

Për të përmirësuar ende shitjen e orëve të mençura Nokia Steel hibrid, kompania finlandeze ka prezantuar dy modele të reja nga edicioni i limituar: Rose Gold i Full Black.

Modelet e reja nuk sjellin përmirësime në funksione në krahasim me modelet standarde, por kanë dizajn krejt ndryshe dhe janë të krijuara me stilin maksimal dhe me lehtësi për përdorim, transmeton ksp.

Modeli Full Black Nokia Steel Limited Edition shitet me çmim prej 130 dollarësh, derisa Rose Gold kushton 150 dollarë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme