Detajet e reja për Samsung Galaxy Note9

Detajet e reja për Samsung Galaxy Note9

07 nëntor 2017 12:20

Pas debaklit me modelin Samsung Galaxy Note7, Galaxy Note8 ishte njëri nga testet më të mëdha me të cilat kompania është përballur në treg viteve të fundit.

Tash kur ka kaluar një kohë nga prezantimi i pajisjes, mund të thuhet se Samsung ka kaluar këtë test me mjaft sukses.

Edhe pse më herët kemi dëgjuar për modelin Samsung Galaxy Note9, informacioni më i ri sugjeron se pajisja bart emrin kodues “Crown”, transmeton KosovaPress. Informacionet vijnë nga Koreja Jugore, përmes mediave lokale, të cilat kanë siguruar informacionin nga zinxhiri furnizues për fabletin e ardhshëm.

Po ashtu, sugjerohet se furnizuesi ka nisur me dërgesat e komponentëve për prodhimin e modelit Galaxy Note9 gjatë tremujorit të parë të vitit të ardhshëm.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme