LG lanson smartfon të ri me çmim shumë të lirë

LG lanson smartfon të ri me çmim shumë të lirë

14 mars 2017 11:34

Kompania e njohur e teknologjisë LG ka lansuar një smartfon të ri në Shtetet e Bashkuara.

Ky smartfon quhet Fortune dhe vjen me ekran 5-inç FWVGA, procesor 1.1 GHz me katër bërthama, si dhe me 16 GB memori të brendshme e cila mund të zgjerohet në 32 GB.

Gjithashtu, LG Fortune vjen me kamerën kryesore dhe të përparme prej 5 megapikselë, transmeton Koha.net. Me dimensione prej 144.8 x 72.4 x 7.9 mm, Fortune punon me sistemin operativ Android 6.0 Marshmallow dhe vjen me baterinë prej 2.500 mAh.

LG Fortune, po ashtu, ofron mbështetje edhe për lidhjen 4G LTE, Wi-Fi, Bluetooth 4.1 dhe microUSB.

Nuk dihet se a do të jetë në dispozicion ky smartfon edhe në tregjet tjera të botë, por në Shtetet e Bashkuara ai mund të blihet në Cricket Wireless me një çmim prej 89.99 dollarë.

Image

© KOHA

Të ngjashme