Asus lanson smarfonin e parë të saj me ekran 18:9

Asus lanson smarfonin e parë të saj me ekran 18:9

06 nëntor 2017 11:37

Asus është një kompani e cila është duke përcjellë trendin e fundit me ekranet 18:9.

Kjo kompani tajvaneze tani ka lansuar smartfonin e saj të parë me ekran që është në raport 18:9 dhe që ka skajet shumë të holla në pjesën e lartë dhe të poshtme, transmeton Koha.net. Ndryshe nga të tjerët, smartfoni i parë i tillë i Asusit nuk është i avancuar, por i kategorisë së mesme.

Smartfoni i ri quhet Pegasus 4S dhe vjen me ekran 5.7-inç HD+, procesor MediaTek MT6750T, 3 GB RAM memorie dhe 32 GB memorie të brendshme ose 4 GB RAM me 64 GB memorie të brendshme, si dhe baterinë prej 4,030 mAh.

Gjithashtu, Pegasus 4S vjen me kamerën kryesore të dyfishtë (16 + 8 megapikselë) si dhe skanerin për gishtërinj nën të.

Më 9 nëntor do të fillojë të shitet me ngjyrë ari ose të zezë, por çmimi i tij ende nuk është zbuluar.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme