Asus është një kompani e cila është duke përcjellë trendin e fundit me ekranet 18:9.
Kjo kompani tajvaneze tani ka lansuar smartfonin e saj të parë me ekran që është në raport 18:9 dhe që ka skajet shumë të holla në pjesën e lartë dhe të poshtme, transmeton Koha.net. Ndryshe nga të tjerët, smartfoni i parë i tillë i Asusit nuk është i avancuar, por i kategorisë së mesme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSmartfoni i ri quhet Pegasus 4S dhe vjen me ekran 5.7-inç HD+, procesor MediaTek MT6750T, 3 GB RAM memorie dhe 32 GB memorie të brendshme ose 4 GB RAM me 64 GB memorie të brendshme, si dhe baterinë prej 4,030 mAh.
Gjithashtu, Pegasus 4S vjen me kamerën kryesore të dyfishtë (16 + 8 megapikselë) si dhe skanerin për gishtërinj nën të.
Më 9 nëntor do të fillojë të shitet me ngjyrë ari ose të zezë, por çmimi i tij ende nuk është zbuluar.