Deri më 31 dhjetor, Windows 10 mund të merret falas

Deri më 31 dhjetor, Windows 10 mund të merret falas

05 nëntor 2017 18:27

Nëse akoma jeni duke e përdorur sistemin operativ Windows 7 apo 8 keni edhe pak kohë që të merrni falas sistemin operativ Windows 10.

Microsofti ka bërë të ditur se deri më 31 dhjetor të këtij viti ky sistem do të jetë falas.

Nga 1 janari i 2018-s sistemi do të ngarkohet vetëm me pagesë.

Ky sistem ishte lansuar zyrtarisht në korrik të vitit 2015.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme