Tech

OnePlus këtë muaj lanson telefon të ri të avancuar

Tashmë dihet se OnePlus është duke përgatitur version të ri të avancuar të smartfonit OnePlus 5, dhe tani, kompania ka postuar edhe një foto tjetër të këtij telefoni të ri në Twitter.

Në fotografi shihet pjesa e pasme e OnePlus 5, e cila fsheh siluetën e tërë të OnePlus 5T, transmeton Koha.net.

Për shkak të ekranit të madh 6-inç, versioni i ri do të jetë pak më i madh, pavarësisht se do të ketë skajet e holla.

Postimi i fundit në Twitter, po ashtu, konfirmon emrin e telefonit të ri të avancuar: “5Tracked. #OnePlus5 #OnePlus5T”.

Data e saktë e lansimit ende nuk dihet, por telefoni i ri pritet të lansohet gjatë këtij muaji.