Asus lanson anëtarin e ri të serisë “Republic of Gamers”

Asus lanson anëtarin e ri të serisë “Republic of Gamers”

04 nëntor 2017 22:50

Kompania e njohur Asus njofton se laptopi i ri ROG Chimera tani është në dispozicion zyrtarisht.

Ky laptop është anëtari më i ri i serisë “Republic of Gamers” (“Republika e Lojtarëve”) dhe nuk do të quhet ROG Chimera, por ROG G703, transmeton Koha.net. ROG G703 vjen me dizajn dhe specifika më të përmirësuara në krahasim me prototipin Chimera.

Gjithashtu, ROG G703 vjen me ekran 17.3-inç IPS dhe G-Sync të përshtatshëm me shkallë të rifreskimit prej 144 Hz, procesor Intel Core i7-7820HK 2.90 GHz deri në 3.9 GHz, kartelën grafike NVIDIA GeForce GTX 1080 prej 8 deri 32 GB RAM DDR4-2800 memorie dhe dy porte për memorie të brendshme prej 256 GB SSD si dhe një port shtesë për 1 TB 5400 HDD.

Asus ROG G703VI-XH74K mund të porositet nga sajti zyrtar i kompanisë për 3,499 dollarë.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme