Afganistani ndalon WhatsAppin dhe Telegramin Foto: Ilustrim

Afganistani ndalon WhatsAppin dhe Telegramin

04 nëntor 2017 16:18

Afganistani ka urdhëruar ndalim të përkohshëm të shërbimeve WhatsApp dhe Telegram, duke cituar se ka “probleme teknike” dhe se duhet mbikëqyrje më e madhe.

Të dyja aplikacionet janë të popullarizuara nga përdoruesit afganë, përfshirë edhe militantët talibanë.

Zëdhënësi afgan nga Ministria për Komunikim dhe Teknologji Informative, Sayed Najib Nangyal, e ka konfirmuar për RFE/RL se urdhri është nënshkruar, por nuk është shpjeguar për arsyet e këtij vendimi.

“Kemi vendosur të ndalojmë këto dy aplikacione, për shkak të disa problemeve teknike dhe mbikëqyrje më të mirë”, ka thënë Nangyal.

Ai ka shtuar se ndalimi është i përkohshëm, do të zgjasë për 20 ditë, duke thënë se rrjetet tjera sociale “Facebook, Twitter dhe YouTube nuk ndikohen” nga vendimi.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme