Afganistani ka urdhëruar ndalim të përkohshëm të shërbimeve WhatsApp dhe Telegram, duke cituar se ka “probleme teknike” dhe se duhet mbikëqyrje më e madhe.
Të dyja aplikacionet janë të popullarizuara nga përdoruesit afganë, përfshirë edhe militantët talibanë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZëdhënësi afgan nga Ministria për Komunikim dhe Teknologji Informative, Sayed Najib Nangyal, e ka konfirmuar për RFE/RL se urdhri është nënshkruar, por nuk është shpjeguar për arsyet e këtij vendimi.
“Kemi vendosur të ndalojmë këto dy aplikacione, për shkak të disa problemeve teknike dhe mbikëqyrje më të mirë”, ka thënë Nangyal.
Ai ka shtuar se ndalimi është i përkohshëm, do të zgjasë për 20 ditë, duke thënë se rrjetet tjera sociale “Facebook, Twitter dhe YouTube nuk ndikohen” nga vendimi.