Vitin e ardhshëm vjen kamera GoPro e re

Vitin e ardhshëm vjen kamera GoPro e re

03 nëntor 2017 13:59

GoPro ka konfirmuar se vitin e ardhshëm do të zëvendësojë Hero Session me kamerën e re.

Kamera ekzistuese në treg është që dy vjet dhe tash është koha për zëvendësimin e saj. Vitin e ardhshëm vjen kamera e re "entry-level" GoPro.

Detajet konkrete të kamerës nuk janë bërë të ditura dhe as specifikat e kamerës së re.

Ndryshe, GoPro ka publikuar edhe rezultatet financiare për tremujorin e tretë 2017, gjatë së cilës ka shënuar të hyra prej 330 milion[ dollarësh dhe profit prej 14 milionë dollarë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme