Tech

WhatsAppi bie nga sistemi

Miliona përdorues kanë mbetur të frustruar pasi aplikacioni WhatsApp ka rënë nga sistemi nëpër Europë.

Aplikacioni që është në pronësi të Facebookut ka rënë nga sistemi gjatë këtij mëngjesi dhe ka prekur përdoruesit në Angli dhe Europën Perëndimore.

Sipas DownDetector probleme të aplikacionit të bisedave ka pasur në Europë ndërsa disa raste të izoluara kanë ndodhur në Indi, Singapor, Mozambik, Vietnam dhe Irak.