Xiaomi lanson Redmi Y1 e Redmi Y1 Lite

Xiaomi lanson Redmi Y1 e Redmi Y1 Lite

02 nëntor 2017 13:21

Xiaomi sot ka lansuar dy smartfonë të ri të quajtur, Redmi Y1 e Redmi Y1 Lite.

Xiaomi Redmi Y1 ka ekranin 5.5 inç LCD me rezolucion Full HD, çipin Snapdragon 435 octa-core 1.4 GHz, transmeton koha.net.

Ndërsa janë dy opsione të memorieve që ofrohen me të, njëri 3GB RAM me 32 GB hapësirë në memorie, i cili kushton 140 dollarë dhe 4GB RAM me 64 GB hapësirë në memorie që kushton 170 dollarë.

Sistemin operativ e ka Android Nougat 7.0, kamerën nga para 16MP me lens 75 shkallë e atë nga pas 13MP.

Xiaomi Redmi Y1 Lite ka çipin 425, 2GB RAM e ekran 5.5 inç me rezolucion 720p.

Kamerën nga para 5MP ndërsa atë nga pas 12MP e që kushton 110 euro.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme