Samsungut i dalin probleme edhe me Galaxy Note8

Samsungut i dalin probleme edhe me Galaxy Note8

01 nëntor 2017 11:13

Duket se gjigantit të teknologjisë, Samsung, nuk po i ndalen problemet me smartfonët e saj e të rinj.

Tani janë shfaqur disa probleme me telefonin e saj të fundit të avancuar, Galaxy Note8, transmeton Koha.net. Një numër i madh përdoruesish në forumet zyrtare të Samsungut janë ankuar se telefonat e tyre janë duke u bllokuar në rastet e ndryshme.

Sipas përdoruesve, rasti më i shpeshtë është se bllokimi i telefonit bëhet kur hapet lista e kontakteve – në mënyrë direkte dhe indirekte.

Ky problem nuk është duke ndodhur në ndonjë regjion apo shtet të caktuar, sepse në këto forume janë ankuar përdorues nga Shtetet e Bashkuara dhe nga Evropa.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme