Tech

Stabilizohet prodhimi i komponentëve Face ID për iPhone X

Analisti i KGI Securities, Ming-Chi Kuo, në raportin e tij më të ri sugjeron se është stabilizuar prodhimi i komponentëve të nevojshme për Face ID.

Kjo do të thotë se vështirësitë me të cilat përballeshin Apple dhe furnizuesit e tij, nuk do të paraqiten në prodhimin e ardhshëm të iPhone X, si dhe në modelet, të cilat do të prezantohen gjatë vitit 2018, transmeton ksp.

Aktualisht, vlerësohet se pritja për modelin e porositur iPhone X është 5-6 javë, madje disa analistë sugjerojnë se shfrytëzuesit telefonat e tyre mund t’i marrin edhe më herët.