Inteligjenca artificiale mund të mësojë duke filluar nga zero

Inteligjenca artificiale mund të mësojë duke filluar nga zero

31 tetor 2017 09:22

Inteligjenca artificiale vazhdon të sfidohet, duke tejkaluar njeriun dhe vetveten, falë programit “Alpha Go Zero” që është në gjendje të mësojë vetë duke filluar nga zero dhe pa një shtysë fillestare nga njeriu, por falë eksperiencës, thuhet në revistën shkencore “Nature”, për këtë program të ideuar në Britani të Madhe nga kompania “DeepMind” e gjigantit amerikan të internetit “Google”.

Duke u vetëprogramuar, transmeton ATSH raportimin e ANSA-s, “Alpha Go Zero” ka arritur të mundë paraardhësin e tij “Alpha Go”, që edhe ai vetë kishte fituar nderime duke mundur në një turne kampionin në lojën Go, Lee Sedol.

Ky rezultat për “Alpha Go” erdhi falë një stërvitjeje intensive ku vëzhgonte dhe memorizonte miliona lëvizje të lojtarëve njerëz dhe më pasi aplikoi në praktikë atë që kishte mësuar duke korrigjuar automatikisht gabimet e tij.

Por, “AlphaGo Zero” është në gjendje të mësojë krejtësisht vetë nga eksperienca që fiton duke luajtur, duke analizuar lëvizjet e mundshme dhe duke memorizuar strategjitë fituese për çdo situatë.

Gjatë këtij ushtrimi intensiv, programi luajti gati 50 milionë lojë kundër vetvetes dhe më pas falë kësaj eksperience arriti të mundë njeriun.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme