Nokia prezanton telefonin e ri

Nokia prezanton telefonin e ri

31 tetor 2017 08:55

Siç pritej, HMD ka prezantuar zyrtarisht telefonin e ri, Nokia 2.

Telefoni i ri i mençur i kompanisë vjen me ekran 5-inç HD dhe ka procesor Snapdragon 212.

Pajisja ka kamerë kryesore 8MP në pjesën e pasme dhe 5MP në pjesën e përparme. Bateria e fortë prej 4100mAh garanton dy ditë “jetë”.

Telefoni ka sistemin operativ Android Nougat dhe vjen në tri versione ngjyrash: bakër, zi dhe bardh.

Nokia 2 po ashtu ka asistentin e Google-it dhe do të dalë në treg në mes të nëntorit me çmim prej 99 eurosh.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme