Smartfoni i ri i HTC-së vjen gjysmë i tejdukshëm

Smartfoni i ri i HTC-së vjen gjysmë i tejdukshëm

31 tetor 2017 08:54

Së paku tre prodhues janë duke u përgatitur që të lansojnë smartfonët e rinj më 2 nëntor dhe njëri nga ta pritet të jetë HTC.

HTC mund të lansojë dy smartfona të rinj më 2 nëntor, HTC U11 Life dhe U11+, transmeton Koha.net. I pari duhet të jetë pjesë e serisë Android One, ndërsa i dyti model i ri i avancuar me ekran të gjatë 18:9 dhe skaje të holla.

Jo vetëm që do të ketë ekran të ri, do të vijë gjysmë i tejdukshëm, gjë që diçka të tillë nuk kemi parë deri më tani. Sipas Evan Blass, smartfoni i ri HTC U11+ do të jetë në dispozicion me ngjyrë të zezë dhe të argjendtë.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme