Largohet nga puna sepse e bija e shfaqi para kohe iPhonen e ri

Largohet nga puna sepse e bija e shfaqi para kohe iPhonen e ri

30 tetor 2017 18:01

Apple ka pushuar nga puna një inxhinier, pasi që vajza e tij postoi një video duke treguar telefonin më të ri iPhone X, transmeton KP.

Brooke Amelia Peterson kishte xhiruar gjatë vizitës që i bëri kampusit të Apple-it për të parë babanë e saj dhe mori të shikojë një iPhone X.

Videoja u bë virale dhe si rezultat Apple shkarkoi nga puna babanë e saj, për shkelje të rregullave duke i lejuar asaj që të xhirojë telefonin.

Kompania zakonisht është shumë e përmbajtur rreth produkteve të saja të reja dhe në kohën e xhirimit, iPhone X ende nuk kishte dalë në publik.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme