Microsoft i rikthehet idesë së vjetër, gazetës digjitale

Microsoft i rikthehet idesë së vjetër, gazetës digjitale

30 tetor 2017 15:28

Microsoft ka si qëllim të rikthejë një ide të vjetër të saj, ajo e gazetës së palosshme digjitale, Courier, projekt i viteve 2000 e 2010, që në fund u fshi duke mos dalë kurrë.

Por duket se tashmë duke pasur parasysh fokusin në rritje të smartfonëve dhe pajisjeve të tjera me ekrane të palosshme, mund të shoh dritë një projekt i ngjashëm, transmeton tch.

Siç bën të ditur faqja Windows Central i shoqërisë së Redmond, po punohet për një tablet i palosshëm me ngjyrë digjitale dhe me laps. Emri i koduar: Andromeda. Ky produkt mund të vijë në duart e konsumatorëve vitin e ardhshëm.

Nga prototipi i pretenduar shumë detaje nuk janë zbuluar, por vetëm disa të dhëna. Do të jetë një mjet për të mbajtur shënime digjitale, e për të shfletuar përmbajtje. Shumë i ngjashëm me Courier, që Gizmodo e publikoi në një video 8 vjet më parë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme