Veçoria e re e Instagramit

Veçoria e re e Instagramit

29 tetor 2017 21:15

Rrjeti i njohur social, Instagram, ka shtuar një veçori brenda kamerës në aplikacion.

I quajtur “Superzoom”, veçoria mundëson afrimin në një pikë të caktuar me një fokus të veçantë.

Për ta funksionalizuar këtë veçori duhet të gjeni opsionin “Superzoom” te kamera në pjesën e poshtme të ekranit dhe më pas ta mbani shtypur hapësirën për incizim.

Kjo veçori arrin pikërisht në kohë për “Natën e Shtrigave” duke mundësuar të realizoni shkrepje “të frikshme”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme