Lansohet laptopi i ri i konvertueshëm i Acerit me procesor Kaby Lake-R

Lansohet laptopi i ri i konvertueshëm i Acerit me procesor Kaby Lake-R

29 tetor 2017 13:58

Kompania e njohur Acer ka lansuar laptotin e ri të konvertueshëm me procesorin Kaby Lake-R të Intelit, me qëllim që të konkurrojë serinë e famshme të Lenovos, IdeaPad/Yoga, dhe të HP-së, Envy/x360.

Prodhuesi tajvanez thotë se laptopi i ri, Spin 5, është në dispozicion me kornizë të lëmuar prej alumini si dhe me procesorët Core i5-8250U dhe i7-8550U, transmeton Koha.net.

Acer Spin 5, po ashtu, është në dispozicion me madhësi prej 13.3 dhe 15.6-inç dhe ka portin për USB Type-C dhe lexuesit e kartelave SD të të gjitha madhësive. Modeli 15.6-inç vjen edhe me kartelën grafike NVIDIA GeForce GTX 1050 dhe 4 GB VRAM memorie.

Të dy modelet tashmë janë në dispozicion për shitje në uebfaqen zyrtare të Acerit me çmim prej 700 dollarë dhe 999 dollarë, ndërsa dërgesat e tyre pritet të fillojnë së shpejti.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme