Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Sony Xperia XA1 së shpejti lansohet në Europë

Smartfoni më i ri i kompanisë së njohur Sony, Xperia XA1, është konfirmuar se do të lansohet në Europë muajin e ardhshëm dhe pritet të vijë me një çmim të volitshëm.

Dyqani Clove nga Britania e Madhe, po ashtu, ka konfirmuar se smartfoni i ri Android i Sonyt tashmë është në dispozicion për porositje, ndërsa dërgesat do të fillojnë më 10 prill, dy javë më herët sesa është pritur, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sony Xperia XA1 kushton 229 funte dhe është në dispozicion me katër ngjyra: të zezë, ari, rozë dhe të bardhë.

Specifikat e Xperia XA1 janë:

  • Sistemi operativ Android 7.0 Nougat
  • Ekrani 5-inç HD me rezolucion prej 720 pikselë
  • Procesor me tetë bërthama
  • 3 GB RAM memorie
  • 32 GB memorie të brendshme me mundësi zgjerimi përmes kartelës microSD
  • Kamerën kryesore Sony Exmor RS prej 23 megapikselë dhe atë të përparme prej 8 megapikselë
  • Ofron mbështetje për lidhjen 4G, Bluetooth 4.2
  • Ka portin USB Type-C
  • Ka trashësi prej 8 mm dhe peshon 143 gramë.