eBay mundëson gjetjen e produkteve përmes fotove

eBay mundëson gjetjen e produkteve përmes fotove

27 tetor 2017 18:03

eBay ka prezantuar opsionin e ri me qëllim që konsumatorët të gjejnë më lehtë produktet në të.

Opsioni “Find It On eBay” është lansuar në Android dhe iOS dhe ua mundëson klientëve që përmes fotove të gjejnë produktet, për të cilat janë të interesuar. Përdoruesit tani mund të ngarkojnë një fotografi dhe përmes saj eBay do të gjejë produktet e kërkuara ose të ngjashme.

Kjo konsiderohet si mënyrë më e lehtë për gjetjen e produkteve, sidomos kur përdoruesit nuk dinë emrin e produktit ose kompanisë së atij produkti.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme