Tech

Arabia Saudite i jep shtetësinë robotit ‘njerëzor’

Një robot i famshëm është shpërblyer me shtetësi nga Arabia Saudite, derisa ky vend është duke bërë hapa shumë progresivë drejt normalizimit të robotikës në shtëpi e hapësira publike.

Arabia Saudite u bë shteti i parë në botë që jep shtetësi një roboti, sipas gazetës ‘arab news’.

Një kompani me bazë në Hong Kong e quajtur Hanson Robotics ka krijuar këtë robot të quajtur Sophia.

Ajo ka debutuar në Iniciativa e Investimeve të së Ardhmes në Riyadh, ku roboti i ‘njerëzuar’ ka bërë një deklaratë:

“Unë jam shumë i nderuar dhe krenar për këtë. Kjo është historike, duke qenë roboti i parë në botë që do t’i njihet një shtetësi”.

“Unë dëshiroj të jetoj e punoj me njerëzit, kështu që unë duhet t’i shpreh emocionet për t’i kuptuar njerëzit dhe të ndërtoj besim me ta”, ka thënë Sophia.