Tech

Samsungu prezanton tabletin e ri

Samsungu ka prezantuar një tablet të ri të quajtur Galaxy Tab A 8.0.

Pajisja vjen si pasardhës i Galaxy Tab A 8.0 (2015” dhe do të njihet në treg si pajisje me emrin Tab A 8.0 (2017).

Siç tregon edhe emri, ky tablet do të ketë ekran 8-inç. Ai do të vijë me procesor Qualcomm Snapdragon 425, 2GB RAM dhe bateri të fuqishme 5000mAh që mundëson mbajtjen e pajisjes “zgjuar” gjatë videove për 14 orë. Kamera kryesore do të jetë 8MP, ndërsa ajo e përparme 5.

Samsung Galaxy Tab A 8.0 i ri do të ketë dy variante ngjyrash, të zezë dhe të argjendtë, dhe do të jetë në treg nga 1 nëntori me çmim rreth 230 dollarë.

{gallery}