Apple demanton Bloomberg: Face ID për iPhone X është preciz

Apple demanton Bloomberg: Face ID për iPhone X është preciz

26 tetor 2017 14:10

Nuk është më fshehtësi se Apple po përballet me probleme të prodhimit të modelit iPhone X dhe fajtori më i madh për këtë është moduli që ka të bëjë me njohjen e fytyrës.

Bloomberg sugjeron se Apple u ka thënë furnizuesve “që të përmbushin komponentët Face ID të kualitetit më të dobët për të përshpejtuar prodhimin”.

Në raport thuhet se Apple “në heshtje u ka sugjeruar furnizuesve që të ulin precizitetin e teknologjisë për njohjen e fytyrës, në mënyrë që ta bëjnë më të lehtë prodhimin”.

Kompania nga Kupertino ka hedhur poshtë pohimet, duke thënë se kualiteti dhe preciziteti për Face ID nuk ka ndryshuar, transmeton kp.

“Pohimi i Bloomberg, se Apple ka zvogëluar precizitetin për Face ID janë plotësisht të pasakta, ndërsa presim që Face ID të jetë standard i ri i artë kur është në pyetje autenciteti përmes njohjes së fytyrës”, thonë në kompaninë Apple.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme