Apple pritet të prodhojë vetëm 20 milionë iPhone X këtë vit

Apple pritet të prodhojë vetëm 20 milionë iPhone X këtë vit

25 tetor 2017 14:17

KGI Securities ka prognozuar se Apple gjatë këtij viti mund të shesë 25-30 milionë iPhone X, por raporti të cilin e ka publikuar Nikkei tregon se kompania nga Kupertino mund të prodhojë rreth 20 milionë telefona.

Apple ka pasur probleme me prodhimin e modelit iPhone X, gjë e cila do të ndikojë që kompania nga Kupertino të mos jetë në mundësi që t’i përmbushë të gjitha kërkesat e blerësve për këtë vit.

Kryesisht bëhet fjalë për probleme me ekranet e reja OLED dhe kamerës TrueDepth, e cila është dëshmuar si sfidë gjatë prodhimit, transmeton kp.

Apple është duke biseduar me shumë prodhues për të shtuar dërgesën e komponentëve, por pasi që iPhone X dallon nga iPhone tradicional, ky proces është i vështirësuar.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme