Tech

Lenovo dhe Intel ndërmarrin hapat e parë për heqjen e fjalëkalimeve

Fjalëkalimet janë një nga lidhjet më të dobëta kur është fjala për sigurinë tonë online, dhe mund të jemi një hap më afër për t’i larguar.

Lenovo dhe Intel tash kanë paraqitur autenticitetin e parë për kompjuterë, e cila bazohet në standardet Alliance, Fast Identity Online. Funksioni është i pranishëm në laptopët më të ri Lenovo, përfshirë Yoga 920 dhe punojnë me Intel Online Connect, e cila është e përfshirë në gjeneratën e shtatë dhe të tetë të procesorëve Intel Core, transmeton kp.

Edhe pse implementimi i standardeve FIDO në kompjuterë është proces i ngadalshëm, bëhet fjalë për një hap më afër asaj që të gjitha aktivitetet në internet të jenë më të sigurta.