Apple punon në modele të lira të iPhone X?

Apple punon në modele të lira të iPhone X?

24 tetor 2017 11:16

Me një çmim fillestar prej 999 dollarësh, iPhone X është pa dyshim një pajisje shumë e shtrenjtë.

Megjithatë, siç rezulton, Apple është e vetëdijshme se çmimi mund të jetë pengesë për një numër të madh të blerësve dhe tashmë është duke punuar në modelet më të lira për gjeneratën e ardhshme, transmeton Koha Ditore.

Raportet nga Kina sugjerojnë se kompania nga Coupertino e ka filluar tashmë punën në dy modele të reja, me emrin e koduar "Lisbon" dhe "Hangzhou", të cilët do të jenë pasardhës të modelit iPhone X, por do të ofrohen me një çmim më të ulët.

Qëllimi i këtyre pajisjeve është ta implementojnë pjesën më të madhe të funksioneve dhe teknologjive të iPhone X. Burimet kineze sugjerojnë se telefonat e tillë do të mundë të jenë idealë për tregun e Kinës, por edhe se ka gjasa të mira që Apple t’i sjellë edhe në tregjet e tjera...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme