iPhone X nuk do të shtyhet për shkak se rezervat po përmirësohen

iPhone X nuk do të shtyhet për shkak se rezervat po përmirësohen

23 tetor 2017 11:02

Është folur shumë për disponueshmërinë e telefonave iPhoneX dhe problemet me rezervat.

Apple thuhet se po përpiqet t’i përmirësojë rezervat e pjesëve për telefonin, dhe kështu ta rritë prodhimin e pajisjes.

Megjithatë, sipas faqes DigiTimes, Apple më në fund i ka përmirësuar problemet me modulin e kamerës 3D sensing, transmeton Koha Ditore. 

Personat që janë në rrjedha me këtë temë tani po pohojnë se kanë rezerva të përmirësuara të këtyre komponentëve, por edhe se kërkesat e prodhimit të Apple do të zgjidhen vetëm pak para sezonit të dimrit.

Ka ende të panjohura të mëdha për sa i përket disponueshmërisë së iPhone të ri të Apple, i cili pritet të arrijë në treg më 3 nëntor.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme