Tech

Galaxy Tab Active2, një mundësi e veçantë për përdoruesit

Kompania Samsung prezantoi sot Galaxy Tab Active2, i dizajnuar për nevojat e përdoruesve profesionistë.

Galaxy Tab Active2 ndihmon transformimin digjital të industrive të ndryshme, në mesin të cilave janë trafiku, siguria publike, duke ofruar karakteristika të gjera, si integrimin biometrik, dhe mundësitë që sjell S Pen, i cili funksionon në kushte ekstreme të punës, me çka përmirësohet produktiviteti dhe fleksibiliteti i të punësuarve, transmeton KosovaPress.

Samsung Galaxy Tab Active2 posedon certifikatë MIL-STD-810, e cila konfirmon se ky tablet është i qëndrueshëm ndaj temperaturës, ambientit ekstrem, vibracioneve dhe rënieve.

Galaxy Tab Active2 ka maskën mbrojtëse, e cila e mbron nga rëniet në lartësi deri 1,2 metra, rezistencë ndaj ujit dhe pluhurit konform standardit IP68 dhe program më të mirë të punës së ekranit me prekje edhe me duar të lagura.

Lapsi S Pen është po ashtu rezistues ndaj ujit dhe pluhurit, dhe mund të përdoret edhe në shi. Pajisja ka kamerë 5MP për selfi dhe kamerën kryesore prej 8MP me auto-fokus. Skaneri i ri për gishtërinj ofron autencitet të përmirësuar për siguri dhe funksioni për njohjen e fytyrës për hapjen e pajisjes.

Përmes sensorit gjeomagnetik, të punësuarit do të kenë dobi edhe nga spektri i gjerë i mundësisë për realitet të avancuar (AR), i cili tash mund të përdoret edhe në pajisjen Galaxy Tab Active2.

Pajisja ka edhe funksionin NFC. Tableti ka edhe mundësinë e lidhjes LTE. Samsung Galaxy Tab Active2 do të jetë i pranishëm prej këtij muaji në tregjet e zgjedhura.