Tech

Kur kompjuterët bëjnë torta

Kompjuterët kanë pushtuar botën në gjithçka, dhe fatmirësisht tani na bëjnë dhe torta. Teknikat e prodhimit të shefes së pastiçerisë Dinara Kasko kërkojnë pak teknologji se sa një mikser elektrik.

Pastiçierja ukrainase bën torta dhe çokollata me forma skulpture të mrekullueshme, dhe për projektin e saj të fundit i ka shtuar recetës një algoritëm. Duke përdorur një program kompjuteri, kasko ka bërë një tortë rozë mileniale të mbushur me pandispanjë, krem dhe luleshtrydhe dhe tashmë ka pushtuar internetin, transmeton tch.

Çdo tortë individuale është lehtësisht e ndryshme në formë. Të gjitha janë piramida po anohen në kënde të ndryshme. Kur vendosen bashkë krijojnë një tortë mahintëse.

“Ka qënë një projekt vërteët me rrezik por u punua mirë dhe gjithçka doli mirë në prezantimin tonë”, pranon Kasko për një event në Shangai. Modeli krijohet me anë të algoritmit në kompjuyter printohet dhe modelet formohen me silikon. Të gjitha ëmbëlsirat piqen në këto forma kështu që kanë përmasat dhe format korrekte.