Tech

DJI prezanton kamerën e re

Prodhuesi i njohur i dronëve, kompania DJI, ka prezantuar kamerën e re, e cila do të punojë në tandem me dronin Inspire 2.

Kamera e re quhet Super 35 Zenmuse X7 dhe vjen me një sërë përmirësimesh, të cilat e bëjnë pajisjen perfekte për xhirim kualitativ nga ajri, transmeton KP.

Zenmuse 7 ka sensor të ri Super 35mm, i cili ofron xhirim 6K CinemaDNG RAW ose 5.2K Apple ProRes deri në 30 FPS, dhe xhirim 3.9K CinemaDNG RAW ose 2.7K ProRes deri 59.94 FPS.

Po ashtu është i mundshëm edhe xhirimi i fotografive 24 MP DNG me ndihmën e sensorëve më të mëdhenj APS-C.

Kamera DJI Super 35 Zenmuse X7 do të jetë e pranishme nga nëntori me çmim prej 2699 dollarësh, derisa objektivi ka çmim fillestar prej 1299 dollarësh.