Tech

Google Maps del dhe më shumë nga Toka

Duke përdorur mbi 500 mijë pamje të anijeve kozmike, përfshirë dhe sondën Cassini, Google Maps ka shtuar një duzinë planetesh dhe hënash në reporterin e saj.

Duke u larguar nga Toka dhe hëna të tjera si Enkeladus, hëna e 6-të më e madhe e Saturnit, që mendohet se ka ujë nën koren e saj, ju mund të rikrijoni udhëtimin e Cassinit dhe anijeve të tjera kozmike.

Plutoni, Venusi dhe disa hëna të tjera janë shtuar në Google Maps, transmeton TCH. Artisti astronomik Bjorn Jonsson, ka vënë bashkë hartat e Europës, Ganymede, Rhea dhe Mimas, duke përdorur pamje të NASA dhe Agjencisë Hapësinore Europiane, shkruan The Verge.

Vetëm disa orë pas lajmërimit të Google, shkencëtarja planetare, Emily Lakdawalla ka shkruar në Twitter se disa ikona të akullta të hënës, përfshi Enkledaus dhe Europa, i kanë emrat dhe pamjet e tyre në 180 gradë. Por Google nuk ka folur ende nëse është korrektuar ky gabim.