Kompania kineze planifikon të shesë 90 milionë smartfonë gjatë këtij viti

Kompania kineze planifikon të shesë 90 milionë smartfonë gjatë këtij viti

17 tetor 2017 18:27

Kompania kineze Xiaomi është duke synuar një rekord gjatë këtij viti, shitjen me porosi të 90 milionë smartfonëve.

Kjo do të tejkalojë arritjen e vitit 2016 kur u shitën 58 milionë smartfonë, madje edhe vitin e saj më të fortë deri më tani, atë të 2015-ës, kur arritën të shisnin 70 milionë njësi, transmeton koha.net.

Për të arritur këta numra mbresëlënës, kjo kompani ka prodhuar smartfonë për tregje të lira, si Redmi 5A që kushton vetëm 91 dollarë.

Por edhe pajisjet për tregje më të mira janë kanë pasur shitje të mëdha, ku kjo kompani ka arritur që të shesë 10 milionë smartfonë vetëm në muajin e shtatorit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme