Tech

iPhone 7 lë “në hije” iPhone 8

Muajin e kaluar Apple lansoi telefonët e rinj iPhone 8 dhe iPhone 8 Plus, por siç duket shitja e tyre nuk është duke shkuar ashtu siç ishte pritur.

Sipas John Vinh, nga korporata KeyBanc Capital Markets, sondazhet e dyqaneve të telefonave tregojnë se iPhone 7 është duke u shitur më shumë se iPhone 8, pasi njerëzit janë në pritje që të marrin iPhone X, raporton GSMArena.

iPhone 7 preferohet më shumë se iPhone 8, transmeton Koha.net.

Reuters raporton se iPhone 7 aktualisht është duke u shitur me pakicë për 549 dollarë, krahasuar me çmimin prej 699 dollarësh të iPhone 8. Të dy telefonat janë të ngjashëm në dizajn dhe shumë të ngjashëm edhe në specifika, me përmirësime të vogla për telefonin e ri, si mbushja me valë dhe procesor më të shpejtë.

Pritet të shihet nëse iPhone X do të arrijë të tejkalojë për shitje iPhone 7. iPhone X do të jetë në dispozicion për ta paraporositur më 27 tetor, dhe në shitje do të dalë më 3 nëntor.