Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Më 11 prill pritet të shuhet një version i Windowsit

Data 11 prill është vendosur si datë e veçantë për Microsoft dhe shfrytëzuesit e tij këtë vit, pasi që do të jemi dëshmitarë të dy momenteve kyçe në ekosistemin Windows - fundin për versionin Windows Vista dhe debutimin e Windows 10 Creators Update.

Vista nuk është duke marrë përditësime që nga prilli 2012, ndërsa ishte projektuar që fundi i saj të zgjatet deri më 11 prill të këtij viti. Kjo gjithsesi nuk do të jetë problem duke pasur parasysh se më pak se një për qind e kompjuterëve edhe më tej punojnë në versionin Vista, transmeton kp. Windows XP, i cili ishte nisur më 2001 ende ndodhet në rreth 8 për qind të kompjuterëve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Moment tjetër kyç është debutimi i Windows 10 Creators Update në përditësimin e sistemit operativ, i njohur si Redstone 2. Edhe pse 11 prill nuk është datë e konfirmuar, ka raporte që pohojnë se Microsoft do të finalizojë punën në versionin e tanishëm të Windows 10 javën e ardhshme dhe më pas do ta publikojë në datën e përmendur.