Tech

Qualcomm synon ndalimin dhe shitjen e iPhone

Qualcomm ka paditur Apple më 29 shtator në Kinë, e kjo betejë tashmë është kthyer në një luftë legale botërore.

Qualcomm pohon se Apple është duke përdorur teknologji të shpikura nga kjo kompani pa i paguar ata, transmeton koha.net.

Padia është bërë në gjykatën e pronës intelektuale në Pekin, duke pretenduar shkeljen e tre patentave të tyre.

Prodhuesi i çipave, Qualcomm në esencë dëshiron që gjykata të ndalojë prodhimin dhe shitjen e iPhonave në Kinë.

Derisa shitjet do ta dëmtonin Apple, prodhimi i iPhone do të dëmtohej globalisht, pasi ata prodhohen në Kinë.