Tech

iOS 11 tashmë në 47% të pajisjeve mobile të Apple, duke tejkaluar iOS 10

Sistemi operativ i Apple, iOS 11 i lansuar rreth 3 jave më parë tashmë ka arritur që të tejkaloj atë paraprak në pajisjet mobile.

Sipas kompanisë analitike Mixpanel, iOS 11 tashmë përdoret në 47 për qind të pajisjeve mobile të Apple, duke kaluar iOS 10 që përdoret në 46 për qind.

Shpejtësia e instalimit të tij padyshim është e mahnitshme nëse krahasohet me botën e sistemit të Androidit, por adoptimi i iOS 11 duket të jetë më i ngadaltë se sa ai i iOS 10 i lansuar një vit më parë.