Përdoruesit e Galaxy S8 probleme me SMS-të

Përdoruesit e Galaxy S8 probleme me SMS-të

11 tetor 2017 09:41

Përdoruesit e Samsung Galaxy S8 dhe S8 Plus kanë raportuar se po u humbin mesazhet në telefonat e tyre.

Gjatë muajit shtator, tekstet nuk janë dërguar te personat e caktuar edhe pse përdoruesit i kanë dërguar ato, por nuk kanë mundur të pranojnë mesazhe. Kjo ka ndodhur vetëm te disa mesazhe të caktuara.

Përdoruesit janë ankuar se mesazhet e munguara kishin lidhje me punën dhe familjen e tyre.

Problemi me SMS fillimisht është raportuar në Shtetet e Bashkuara, Kanada, Australi, Francë dhe Britani të Madhe.

Mediat raportojnë se ky mund të jetë problem me protokollin e SMS-ëve.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme